Detajet e Dërgesës
Politika e Rimbursimit dhe Kthimit
Faleminderit që zgjodhët të blini nga TORO Brand.
Për arsye higjienike dhe për shkak të natyrës së produkteve tona, trenerkat nuk pranohen për kthim ose rimbursim, përveç në rastet kur produkti arrin i dëmtuar ose me defekt.
Produkte që nuk pranohen për kthim
Nuk pranojmë kthim ose ndërrim për:
- Trenerka të përdorura ose të veshura
- Produkte të dëmtuara pas përdorimit nga klienti
- Produkte të porositura në madhësi ose ngjyrë të zgjedhur nga klienti
Ne kujdesemi që çdo produkt të kontrollohet para dërgimit. Nëse produkti juaj arrin i dëmtuar ose me defekt, ju lutemi na kontaktoni brenda 48 orëve nga pranimi i porosisë.
Kontakti:
Email: shqiproni7@outlook.com
Tel: 049 177 004
Adresa: Prishtinë, Kosovë
Pas verifikimit të rastit, mund të ofrojmë zëvendësim të produktit nëse është e nevojshme.
Probleme me Dërgesën
Nëse porosia vonohet ose dëmtohet gjatë transportit, ju lutemi kontaktoni direkt kompaninë e transportit (DHL ose posta). TORO Brand nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga transporti pasi porosia është dërguar.
Për dërgesat ndërkombëtare, porositë mund të jenë subjekt i taksave të importit, doganës ose tarifave shtesë, të cilat aplikohen nga vendi i destinacionit. Të gjitha këto tarifa janë përgjegjësi e marrësit.